Tokio, 28 Shkurt NOA - Pasiguria që ka sjellë informacioni për afrimin e një cunami, ka bërë që autoritetet japoneze të ndërmarrin dhe ekzekutojnë menjëherë urdhrin për evakuimin e 320 mijë njerëzve në veri të vendit.
Në një komunikim për mediat, zyrtarët thanë se për shkak të rrezikut nga cunami kanë vendosur evakuimin.
Ata sqaruan se niveli i detit në orët e ardhshme, për shkak të tërmetit në Kili që ndodhi një ditë më parë, mund të rritet deri në tre metra.
Ndërkohë, sinjalizime për mundësinë e shpërthimit të cunamit janë dhënë edhe në disa shtete të tjera si në Rusi, Peru, Ekuador, Kolumbi, Panama, Kosta Rika si dhe në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
e.r/NOA