English

Cunami i Kilit godet Rusinë

Moskë, 28 shkurt, NOA - Dallgët e cunamit të oqeanit Paqësor kanë goditur mëngjesin e sotëm bregdetin e Rusisë, pas tërmetit të ndodhur dje në Kili. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse, të cilat citojnë agjencitë sizmologjike në lidhje me ngjarjen.

Burimet ruse bëjnë të ditur se dëmet ishin të vogla kryesisht në zona të pabanuara.

Lartësia e dallgës në juglindje të gadishullit të Kamcatkas u regjistrua 80 centimetra. Dallgët, gjithashtu goditën ishujt Kurilë.

Një pjesë e dallgëve të vogla të cunamit kanë arritur edhe në brigjet e Japoninë dhe Zelandës së Re.

Por teremi i ndodhur në Kili ka sjellë cuname dhe në vendet e tjera, por për shkak të distancës së largët ato nuk kanë arritur të krijojnë probleme.

NOA/EL

KOMENTE