English

Dade:Berisha humbet nëse nuk hap kutitë

Tiranë, 28 Shkurt NOA - Partia Socialiste është e vendosur për t'i qëndruar deri në fund kauzës së saj për hapjen e kutive dhe kryeministri Berisha humbet nëse nuk bënë transparencën e zgjedhjeve. Kjo është deklarata e bërë sot nga deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade. Ajo ka vlerësuar deklaratën e Ambasadorit të Spanjës, Manuel Montobio, për projektligjet e depozituara nga PS-ja në Kuvend.

"Ne jemi po ashtu plotësisht dakord me thirrjen e zotit Montobio për klasën politike shqiptare, se është ky akt konstruktiv i ndërmarrë nga Partia Socialiste që hap një dritare shprese për arritjen e një marrëveshjeje dhe se zgjidha e krizës duhet të bazohet pikërisht tek nismat ligjore të propozuara nga Partia Socialiste", u shpreh Dade.

Ajo ka theksuar më pas se kryeministri i Berisha gabon rëndë nëse mendon se kjo krizë do të zgjidhet vetiu.

"Sali Berisha duhet ta kuptojë se Partia Socialiste nuk mund të heq dorë nga kjo kauzë sepse në këtë rast skema e Ruzhdies do të kthehej në mallkimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend. Nga ana tjetër ne e kuptojmë shumë mirë frikën e Sali Berishës nga hapja e kutive, por kjo frikë nuk mund të shërbej si një argument që Parta Socialiste të heq dorë nga kauza e saj. Sfida për Sali Berishën është e hapur. Nëse ai trembet nga transparenca, kjo është humbja e tij e madhe", u shpreh deputetja e PS-së, Dade.

Ajo ka theksuar se mazhoranca ka vendosur të shpërfillë vullnetin pozitiv të Partisë Socialiste, por edhe thirrjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize politike.

"Por, Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo krizë nuk mund e nuk do të zgjidhet nëse nuk plotësohet kërkesa e Partisë Socialiste për një hetim të plotë e të hollësishëm të zgjedhjeve të 28 qershorit", u shpreh Dade.

Hyrjen e PS-së në Kuvend, Dade e ka cilësua si kompromis dhe vullnet i opozitës për zgjidhjen e situatës.

"Vullneti i Partisë Socialiste për transparencën e plotë zgjedhjeve dhe hapjen e kutive as nuk do të tretet e as nuk do të bjerrjet përballë kokëfortësisë së Kryeministrit të Ruzhdies. Sali Berisha duhet ta kuptojë se Partia Socialiste nuk do të heq dorë nga kjo kauzë sepse prej saj varet fati i demokracisë në Shqipëri", u shpreh Dade.

m/xh/NOA

KOMENTE