English

Emrat, identifikohen viktimat e aksidentit

Gramsh, 28 shkurt, NOA Update - Policia ka arritur të identifikojë viktimat e aksidentit të ndodhu në Gramsh, por ende nuk ka arritur të gjejë trupat.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur: Dritan Balla 38-vjeç, Petrit Ahmeti 20-vjeç, Behar Senkolli 18-vjeç dhe drejtuesi i mjetit Elis Sogani, 32-vjeç.

Korrespodenti i agjencisë NOA informon se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mollë-Grabollë, 30 kilometra larg Gramshit.

Një mjet tip Fugon me targa të Korçës, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në greminë në ujërat e lumit Devoll.

Policia po vazhdon kërkimet dhe ende nuk janë gjetur trupat e viktimave.

Sipas korrespondentit të NOA, në vendngjarje kanë arritur trupat e forcave "RENEA" për të mundësuar kërkimin në ujërat e lumit Devoll.

m.xh/NOA

KOMENTE