Tiranë, 28 Shkurt NOA - Partia G99 tha sot se i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nominalisht Kryetarit Arben Ristani, Zëvendëskryetares Dëshira Subashi, dhe pesë anëtarëve të tjerë, një shkresë ankimore duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të aktit të KQZ-së që rrëzoi kërkesën e G99 për të marrë një kopje të fletëve të votimit në Qarkun e Beratit dhe atë të Tiranës, të kërkuar në kuadrin e së drejtës për informim për dokumente zyrtare.
Etjen Xhafaj nga G99 i tha sot agjencisë NOA se refuzimi i kërkesës së G99 u bë përmes një shkrese të dërguar prej Kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani. G99 informon anëtarët e KQZ-së dhe opinionin publik se kthimi i përgjigjes prej z. Ristani është kryer në shkelje të ligjit, pasi akti administrativ është nxjerrë në kapërcim te kompetencave që ligji i njeh Kryetarit të KQZ-së, ashtu si dhe në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji, dhe konkretisht nga neni 20 i Kodit Zgjedhor.
Xhafaj detajoi se sipas nenit 3 paragrafi i dyte i ligjit nr. 8503, përgjigja për kërkesën e Partisë G99 duhet të ishte kryer prej autoritetit publik që disponon informacionin zyrtar të kërkuar, në këtë rast prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhej te ishte shprehur brenda 15 ditësh për kërkesën e G99, dhe jo vetëm prej Kryetarit Ristani.
Gjithashtu, - thekson Xhafaj, - akti i administrativ objekt i kësaj kërkese është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga neni 20 i Kodit Zgjedhor.
Sipas nenit 20, pika 3 e Kodit Zgjedhor specifikon se të gjitha aktet e firmosura nga Kryetari i KQZ-së në bazë të shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme.
Përgjigja që ka marrë G99 është firmosur vetëm prej Kryetarit të KQZ-së, pa firmën e Zëvendës Kryetares, duke e bërë dokumentin absolutisht të pavlefshëm.
Sipas G99, veprimi i Kryetarit të KQZ-së, Z. Ristani, është juridikisht i pavlefshëm, dhe gjithashtu i politizuar dhe arbitrar.
G99 i ka kërkuar KQZ-së që të mblidhet e të kthejë një përgjigje në përputhje me ligjin sa i përket kërkesës fillestare.
Partia G99 thotë se përsëri i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve një kopje të; Procesverbaleve të votimit, tabelave dhe procesverbaleve të numrit të fletëve të votimit, dhe të gjitha fletët e votimit për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit, dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 në Qarkun e Tiranës, si dhe mundësinë që në seancën vlerësuese të KQZ t'i lejohej pjesëmarrja si palë e interesuar në proces.
e.r/NOA
Më poshtë gjendet dhe kërkesa e plotë drejtuar KQZ-së prej Partisë G99.
K E R K E S E Kerkues: Partia Politike G 99, perfaqesuar nga Kryetari Erion Veliaj. Objekti: - Konstatimi i pavlefshmerise absolute te aktit administrativ me nr. 56, dt. 09.02.2010 te Kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. - Venia ne dispozicion te kerkuesit, Procesverbalet e qendres se votimit (se bashku me formularet tip te proces verbaleve dhe vendimeve), librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-se, tabelat e rezultatit te QV-ve, tabelat permbledhese te rezultatit te ZAZ-ve dhe të gjitha fletët e votimit, për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit, dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 në Qarkun e Tiranës, te kerkuar ne kuader te se drejtes per informim per dokumente zyrtare (kjo pjese duhet pare per ndonje dokument tjeter shtese ne ne kerkim). Baza Ligjore: Neni 20 dhe 21/26 i Kodit Zgjedhor, neni 105, 116 germa "a" dhe "b", neni 117/2 i Kodit te Procedurave Administrative, neni 3 dhe 7 te Ligjit nr. 8503 date 30.06.1999 "Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare". Drejtuar: Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Zt. Arben RISTANI, Kryetar Zj. Deshira SUBASHI, Zevendes Kryetar Zt. Klement ZGURI, anetar Zt. Pandeli VARFI, anetar Zj. Vera SHTJEFNI, anetar Zt. Artan LAZE, anetar Zt. Hysen OSMANAJ, anetar TIRANENe vemendje: Avokati i Popullit
TIRANE I nderuar Z. Kryetar Te nderuar anetar te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Subjekti politike "G99", ne date 28.01.2010 i eshte drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me kerkesen per venien ne dispozicion te dokumentave zgjedhore "Procesverbal votimi", "tabela dhe procesvebal te numerimit te fleteve te votimit" si dhe fletet e votimit, kerkese kjo e bazuar ne dispozitat e parashikuara nga Ligji 8503 date 30.06.1999 "Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare" dhe konkretisht ne nenet 3 dhe 7 te tij. Ne date 09.02.2010 nga ana e Kryetari te Komisionit Qendror te Zgjdhjeve, zt. Ristani, me ane te aktit administrativ me nr. 56 prot, na eshte kthyer nje pergjigje, sipas te cilit, nga ana e KQZ nuk mund te na vihen ne dispozicion fletet e votimit te kerkuara, pasi ato ne baze te Kodit Zgjedhor duhet te ishin djegur e si rrjedhoje kur ato nuk ekzistojn juridikisht nuk mund te kete nje procedure per trajtimin e tyre. Pra sic kuptohet nga permbajtja e kesaj shkrese, na eshte mohuar nje e drejte individuale si subjekt juridik, sic eshte ajo e marrjes informacion per nje dokument zyrtar apo e marrjes se nje kopje te ketij dokumenti, e drejte kjo e parashikuar ne nenet 3 dhe 7 te ligjit nr. 8503 date 30.06.1999 "Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare". Ne nenin 3 te ketij ligji parashikohet shprehimisht e drejta e cdo personi per te kerkuar informacion per dokumenta zyrtare, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe nga ana tjeter, keto te fundit, kane detyrimin per t'i vene ne dispozicion nje kopje te plote te ketyre dokumentave, sigurisht nese informacioni i kerkuar nuk eshte i kufizuar me ligj. Ne baze te nenit 2/b te ligjit te sipercituar "dokument zyrtar" kuptohet cdo lloj dokumenti qe mbahet nga autoriteti publik, ne perputhje me rregullat ne fuqi dhe te tille jane edhe dokumentat zgjedhore te kerkuara prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Te nderuar anetar te Komisionit Qendror Zgjedhor, Po Ju investojme me kete kerkese ankimore, per te konstatuar pavlefshmerine absolute te aktit administrativ te nxjerre nga Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pasi ky akt administrativ eshte nxjerre ne kapercim te kompetencave ligjore, qe ligji i njeh Kryetarit te KQZ-se dhe eshte nxjerre gjithashtu ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji dhe konkretisht nga neni 20 i Kodit Zgjedhor. 1. Keshtu, neni 3 paragrafi i dyte i ligjit nr. 8503 parashikon: "Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion në lidhje me një dokument zyrtar, përveç rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe". Neni 10 i po ketij ligji parashikon: "Autoriteti publik vendos për mospranimin e plotë ose të pjesshëm të kërkesës brenda 15 ditëve nga depozitimi i saj. Në rastin e mospranimit të kërkesës, përgjigjja negative, e plotë ose e pjesshme, jepet e arsyetuar, me shkrim nga autoriteti publik". Neni 2 i ligjit parashikon: "me "autoritet publik" kuptohet çdo organ i administratës shtetërore dhe i enteve publike". Sic rezulton qarte nga dispozitat ligjore te siperpermendura, ligji nr. 8503 date 30.06.1999 "Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare", ia ka ngarkuar pergjegjesine per te pranuar, shqyrtuar dhe vendosur mbi kerkesat e indidivideve apo te subjekteve juridike per marrjen e informacioneve mbi dokumentat zyrtare, autoriteteve publike. Neni 2 pika 7 e Kodit Zgjedhor parashikon: "KQZ" është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili është organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë Kod." Pra organi i cili duhej te ishte shprehur brenda 15 ditesh per kerkesen e bere nga subjekti yne politik, eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Eshte Komisioni Qendror i zgjedhjeve si organ kolegjial administrativ, i vetmi autoritet i cili mund te marre ne shqyrtim dhe te shprehet me vendim mbi kerkesat e personave fizike dhe juridik per realizimin e te drejtave te tyre dhe kane lidhje me procesin zgjedhor. Neni 21/26 i Kodit Zgjdhor parashikon: "KQZ-ja ka këto kompetenca: Kryen detyra të tjera, që burojnë nga ky Kod ose nga ligje të tjera". Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte vetem drejtues i mbledhjeve te KQZ dhe perfaqeson vullnetin e shprehur te ketij organi (KQZ-s) apo interesat e ketij institucioni ne marredhenie me institucione te tjera(neni 20/1 germa "a" e K.ZGJ). I vetmi moment kur Kryetari i KQZ mund te ushtroj autoritetin e tij shteteror, eshte rasti i nxjerrjes se urdherave te brendshem ne permbushje te funksioneve te tij administrative, pushtet ky, qe edhe ne kete rast eshte i deleguar nga KQZ-ja nepermjet Vendimeve te tij (neni 20/1 germa "b" i K.ZGJ). Si perfundim nxjerrja e aktit administrativ objekt i kesaj kerkese, nga Kryetari i KQZ zt. Ristani, eshte bere ne kapercim te kompetencave, qe Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise, i njeh, e per rrjedhoje ky akt adminitrativ, qe praktikisht i ka mohur te drejten subjektit G99, per tu njohur me disa dokumenta zyrtar, ne baze te nenit 116 germa "b" te Kodit te Procedurave Administrative, duhet te konstatohet nga ana Juaj si absolutisht i pavlefshem. 2. Akti i administrativ objekt i kesaj kerkese eshte nxjerre gjithashtu ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji dhe konkretisht nga neni 20 i Kodit Zgjedhor. Duke prezumuar per nje moment, se nxjerrja e ketij akti formalisht mund te ishte ne kompetencen e Kryetarit te KQZ-se, perseri ky akt administrativ do ishte absolutisht i pavlefshem, pasi ne nxjerrjen e tij zt. Ristani nuk ka respektuar formen e kerkuar dhe proceduren e parashikuar nga neni 20 pika 3 e Kodit Zgjedhor. Kompetencat e kryetarit te KQZ permblidhen ne dy grupe: a) - drejton mbledhjen e KQZ-se - perfaqeson KQZ-n ne marredhenie me institucionet e tjera b) - kryen funksionet e drejtuesit adminitrativ (duke nxjerre urdhera ne baze e per zbatim te vendimeve te KQZ-se) Nga permbajtja e aktit administrativ nuk del e qarte se kujt nga keto dy grupe kompetencash ishte referuar kryetari ne nxjerrjen e ketij akti, por arsyea me e thjeshte ligjore te con ne konkluzionin se i eshte referuar pikes "b" te permendur me lart. Gjykojme ne kete menyre pasi kerkesa jone drejtuar KQZ-se nuk eshte nje ftese per KQZ-ne, per te marre pjese ne nje event apo procedure ligjore ku KQZ-ja mund te kete nje ineteres legjitim ne permbushje te funksioneve te saj dhe ku me te drejte duhet dhe mund te perfaqesohet nga Kryetari i saj, por eshte nje kerkese e drejtuar nga nje person juridik i cili me cilesine e mbartesit te ca te drejtave kushtetuese (e drejta e informimit) kerkon nga KQZ-ja, realizimin e kesaj te drejte ne perputhje me parashikimet e ligjit per marrjen e informacionit per dokumentat zyrtar. Edhe ne kete kendveshtrim ligjor akti adminitrativ nr. 56, dt. 09.02.2010 eshte absolutisht i pavlefshem pasi neni 20/3 i Kodit Zgjedhor, ka parashikuar nje forme detyruese per kryetarin e KQZ-se ne nxjerrjen e akteve te tij si drejtues administrativ i institucionit. Ky nen parashikon: "Kryetari i ushtron kompetencat në bazë të shkronjës "a" të pikës 1 të këtij neni së bashku me Zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e nxjerra në bazë të shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Cka do te thote, qe dalja e ketij akti eshte i pavlefshem, fakt ky qe duhet te konstatohet ne baza te nenit 116 germa "c" dhe 117/2 e Kodit te Procedurave Administrative, nga KQZ si organ kompetent. 3. Partia G99 i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve një kopje të Procesverbaleve te qendres se votimit (se bashku me formularet tip te proces verbaleve dhe vendimeve), librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-se, tabelat e rezultatit te QV-ve, tabelat permbledhese te rezultatit te ZAZ-ve dhe të gjitha fletët e votimit, për të gjitha kutitë e votimit në ZAZ-të nr. 1, 2, 3 dhe 4 në Qarkun e Beratit, dhe ZAZ-të nr. 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59 dhe 60 në Qarkun e Tiranës,. - E bazojmë këtë kërkesë në garancitë e ofruara përmes dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 23, pika 1 dhe 2, si dhe në dispozitat e ligjit Nr.8503, datë 30.6.1999 "PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE", I cili na jep të drejtën të kemi akses në cdo "dokument zyrtar" pra në dokumente të cdo lloji të mbajtuara nga autoriteti publik, në përputhje me rregullat në fuqi dhe qe ka lidhje me ushtrimin e një funksioni publik. Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor qartazi bën pjesë në këtë përkufizim ligjor të "dokumentit zyrtar". - Kjo kërkesë bazohet specifikisht në nenin 3, i cili parashikon se … ‘Çdo person ka të drejtë të kërkojë informacion për dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet. Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion në lidhje me një dokument zyrtar. Çdo informacion për një dokument zyrtar, që i është dhënë një personi, nuk mund t'i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur ky informacion përbën të dhëna vetjake të vetë personit, të cilit i është dhënë informacioni' - Kërkesa gjithashtu përputhet me dispozitat e ligjit Nr.9154, datë 6.11.2003, ‘PËR ARKIVAT' dhe nuk bie ndesh me parashikimet e ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 "KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", neni 178, në lidhje me administrimin dhe arkivimin e materialeve zgjedhore. - G99 është e gatshme që në baze të Nenit 13 të ligjit Nr.8503, datë 30.6.1999 "PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE" të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për vendosjen në dispozicion të këtij informacioni. Perfundimisht ne lidhje me sa parashtruam me lart, kerkojm nga ana Juaj pranimin e kerkeses tone sipas objektit te saj, si dhe te na krijoni gjithashtu mundesine qe ne seancen vleresuese te KQZ te marrim pjese per tu degjuar si pale e interesuar ne kete proces. Duke ju falenderuar paraprakisht, mbetemi ne pritje te nje vendimarrje ligjore nga ana juaj. Me respekt Erion VELIAJ G99 Kryetar