English

Humb kujtesën, e gjen e fejuara

Londër, 28 Shkurt NOA - I gjendur në plazhin e Brighton në një amnezi totale një djalë i ri u identifikua nga e fejuara e tij nëpërmjet një fotoje të publikuar në gazetë.

Djali me sa duket nuk mbante mend asgjë pasi kishte humbur memorien dhe pasi e fejuara e tij kontaktoi me policinë duke i sqaruar lidhjen e saj me të u përpoq të ndihmonte atë që të kujtonte diçka.

Ai nuk arriti dot të lidhte shumë gjera përveç faktit që mbante mend afërsisht se ku jetonte.

Djalit të cilit i ndodhi kjo gjë nuk iu bë i ditur identiteti i tij ku për të u tha vetëm se ishte 26 vjeç dhe jetonte në Londër.

r.b/NOA

KOMENTE