English

Konflikt me armë në Durrës, një i vdekur

Durrës, 28 shkurt, NOA - Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të Durrësit dhe policia deklaron se ende nuk ka arritur të mësoj identitetit e viktimës.

Viktima është një djalë i ri, i cili ka mbetur i vdekur pas një shkëmbimi zjarri.

Ndërkohë që i plagosur në ka mbetur dhe një person tjetër. Policia deklaron se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spital.

m.xh/NOA

KOMENTE