Madrid, Spanjë, 28 Shkurt NOA - Bëhet fjalë për një korean i cili është vetëm 13 vjeç dhe cilësohet si Messi i ardhshëm. Djaloshi i vogël quhet Park Sheng Ho dhe tashmë është në pronësi të Barcelonës ku ka marrë pjesë në seancat stërvitore në "Ciutat Esportiva".
Marrëveshja që arriti të merrte Barça nuk ishte i lehtë pasi për të bërë një gjë të tillë drejtuesit e këtij klubi iu desh të mundnin konkurrencën e fortë të ekipit tjetër spanjoll Realit të Madridit.
Park Sheng Ho i cili në vendin e tij krahasohet me Messin, është konsideruar si një lojtar shumë i mirë madje ka arritur të bëjë një marrëveshje që tani me "Nike".
r.b/NOA