English

Meta-Stubb, takim për vizat në Finland

Tiranë, 28 Shkurt NOA - Procesi i liberalizmit të vizave dhe integrimi i vendit drejt Bashkimit Europian do të jenë tema e bisedës së Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta me ministrin e Jashtëm finlandez, Alexander Stubb.

Takimi i do të zhvillohet nesër, gjatë një vizite dy ditore që Meta do të zhvillojë në Finlandë.

Sipas ministrisë së Jashtëm takimi mes dy diplomatëve do të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë së Jashtme finlandeze, theksohet se në takim do të diskutohet edhe për çështjet e rajonit dhe qëndrimin që mban qeveria finlandezë në lidhje me Kosovën dhe Maqedoninë.

"Përveç marrëdhënieve dypalëshe mes Finlandës dhe Shqipërisë, ministrat do të diskutojnë për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe çështje aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës, ministri Meta do të takohet me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillim, Paavo Vayrynen dhe do të ketë bisedime në Parlamentin finlandez, ndër të tjerë dhe me Kryetarin e Parlamentit, Sauli Ninisto", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme finlandeze në lidhje me takimin.

m.xh/NOA

KOMENTE