Interes ka ngjallur në Francë një diskutim i debatueshëm për kthimin e monumenteve në hotele
Paris, 28 Shkurt NOA - Në shtetin e Francës ka shumë monumente kulturore të cilat janë shumë të kushtueshme por nuk sjellin të ardhura në kasën e shtetit.
Në drejtim të kësaj çështjeje janë hedhur shumë hipoteza ku së fundmi është menduar dhe madje pritet të realizohet kthimi i këtyre monumenteve në hotele.
Ky vendim i cili do të ndodhë në kryeqytetin e Francës në Paris është marrë nga vetë Ministri i Kulturës së këtij vendi, Mitterrand.
Sipas shtypit të Francës tashmë një agjenci e zhvillimit turistik është duke studiuar se kush nga këto kështjella të cilat kanë qenë të mbyllura për publikun do të kthehen në hotele.
r.b/NOA