Ohër, 28 shkurt, NOA - Rritja e madhe e nivelit të liqenit të Ohrit në Maqedoni ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve të njerëzve. Ky është përfundimi i takimit të organizuar nga komuna e Ohrit, në lidhje me situatën e krijuar nga në këtë liqen.
Ekspertët e mbledhur në këtë takim nga shoqatat ambijentaliste, hidrolog, hidroinxhinjer, nga Instituti hidrobiologjik në Ohër, nga Komiteti bilateral për Liqenin e Ohrit, pushteti vendor dhe insitutucione të tjera, kanë paraqitur edhe disa konkluzione që duhet të shërbejnë si pikënisje për përpilimin e platforme, që do ti dorëzohet Qeverisë dhe ministrive përkatëse.
Kritika pati ndaj mënyrës së rregullimit dhe menaxhimit të ujërave të Liqenit të Ohrit, për prodhimin e energjisë elektrike dhe përfitime materiale, ndërsa institucionet shtetërore, nuk kanë reaguar me kohë, për të parandaluar pasojat nga rritja e nivelit të ujit.
Sugjerohet që në të ardhmen, situate të këtilla të mos lejohen, duke ndërmarrë masat e duhura me kohë.
Në këtë takim u kërkua që në të ardhmen të ketë përgjegjësi penale për personat përgjegjës për rregullimin e nivelit të ujit, me qëllim që të kompensojë dëmin e shkaktuar nga përmbytjet, si pasojë e rritjes së nivelit të Liqenit të Ohrit;
NOA/INA