English

Sheshi para gardës me emrin "Shopen"

Tiranë, 28 Shkurt NOA - Sheshi para Gardës së Republikës, ku gjendet busti i pianistit dhe kompozitorit të njohur polak me famë botërore, Frederik Shopen, do të mbajë emrin e tij. Në përurimin e emrit të sheshit, kanë marrë pjesë personalitete të larta të artit, kulturës shqiptare si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kështu, merrte pjesë ambasadorja polake në Tiranë, ajo franceze, ambasadori gjerman, përfaqësues të shoqatës "F. Shopen" si dhe përfaqësues të shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar nga bashkia, vendosën karafila pranë bustit të kompozitorit të njohur Shopen.

Kryebashkiaku theksoi se është nder për kryeqytetin të përkujtojë 200 vjetorin e lindjes së kompozitorit njësoj si kryeqytetet evropiane të cilat kanë shpallur vitin 2010 të si viti i shopenit.

"Jemi krenar qe bashkë me simotrat tona kremtojmë këtë vit, 200 vjetorit të lindjes së Shopen, këtij kompozitori me famë botërore", u shpreh Rama.

Kryebashkiaku u kujtoi të gjithë të pasionuarve të muzikës rrok se bashkia e Tiranës do të organizojë dhe për ta aktivitete në ditën e verës, më 14 mars.

Sipas Ramës, mbrëmjen e 14 marsit është programuar të ketë koncerte nga grupe të njohura rroku të cilat do të performojnë për të rinjtë jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria.

b.a/NOA

KOMENTE