Madrid, 28 shkurt, NOA - Ministria e Brendshme spanjolle ka deklaruar sot se udhëheqësi i armatosur i grupit separatist bask, ETA është kapur në veri të Francës. Ai quhet, Ibon Gogeaskoeça dhe është arratisur që prej 1997-ës.
Policia sqaron, se është kapur bashkë me dy rebelë të tjerë të ETA-s në qytetin Kahan në Normandi, gjatë një aksioni të përbashkët të policisë franceze dhe asaj spanjolle.
Forcat spanjolle të sigurisë besojnë se grupi i ETA-s, që ka vrarë më shumë se 850 persona dhe që kërkon pavarësinë për baskët, është dobësuar për shkak të arrestimeve të fundit.
NOA/El