English

Tërmeti në Kili, publikohen viktimat

Kili, 28 Shkurt NOA - Në tërmetin që preku dje Kilin, numërohen të paktën 300 të vdekur, kurse rreth dy milionë banorë janë prekur nga pasojat e lëkundjeve të frikshme sizmike që sipas raporteve lokale, zgjatën për afro 90 sekonda.

Tërmeti në fakt u pasua dhe nga një cunami, valët e të cilit besohet se u shkaktuan pikërisht për shkak të lëkundjeve sizmike që drodhën Kilin.

Kjo bëri që disa mijëra banorë të bregdetit në të gjithë Oqeanin Paqësor të evakuohen në mënyrë emergjente.

Gjithsesi, raportet e mediave të huaja nuk flasin për dëme në masë të madhe nga valët e cunamit.

e.r/NOA

KOMENTE