Jeruzalem, 28 shkurt, NOA - David Bankier, studiuesi i i shquar i Holokaustit ka vdekur pas një lëngate të gjatë në moshën 63 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat izraelite të cilat bëjnë dhe një profil të gjatë të njeriut që u përpoq të hidhte dritë mbi viktimat dhe arsyet e vërteta që sollën holokaustin.
David Bankier ka mbrojtur doktoraturën për historinë hebreje në Universitetin Hebre të Jeruzalemit. Teza e doktoraturës së tij u fokusua në shoqërinë gjermane dhe anti-semitizmin nazist.
Më pas ai studioi në universitetet britanike, në ShBA, në Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Jugut.
Gjithashtu Bankier ka publikuar një numër të madh studimesh mes të cilave libri me titull: "Gjermanët dhe zgjidhja e fundit: Opinioni publik nën nazizmin"
Avner Shalei, kryetari i institutit ndërkombëtar të kërkimeve për holokaustin "Jad Vashem", e ka cilësuar Bankierin si "një dhuratë për literaturën dhe një njeri me integritet, madhështi dhe përulësi".
NOA/El