Gramsh, 1 mars, NOA - Eshtë arritur të gjendet në orët e para të mëngjesit të sotëm kufoma e parë ndër 4 të aksidentuarit që rezultojnë ende si të zhdukur pas aksidentit fatal rrugor, të ndodhur dje në afërsi të Gramshit.
Lajmi konfirmohet paraprakisht nga autoritetet në vendngjarje për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se ajo është gjendur 20 kilometra larg vendit ku ra furgoni.
Ende e paidentifikuar, trupi i parë i pajetë shënon hapin e parë për autoritetet në gjetjen e të zhdukurve, ndërsa po vazhdon puna intensive për kërkimin e tre të tjerëve.
Bëhet me dijeni se kufoma e gjetur nuk është mundur të identifikohet dot deri në këto momente, pasi ajo është dëmtuar shumë nga aksidenti, ndërsa thuhet se është gjetur përgjatë rrjedhës së lumit të Devollit, aty ku pritet të gjenden edhe tre trupat e tjerë.
Ndërkaq, policia raportoi dje se nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të vdekur: Dritan Balla 38-vjeç, Petrit Ahmeti 20-vjeç, Behar Senkolli 18-vjeç dhe drejtuesi i mjetit Elis Sogani, 32-vjeç; ku i bie që trupi i pajetë i gjetur të jetë pikërisht njëri prej tyre... (vijon).
n.e/NOA