Gramsh, 1 mars, NOA Update - Ekspertët e grupit të kërkim-shpëtimit, të cilët po merren me gjetjen e katër të zhdukurve të shkaktuar nga aksidenti i djeshëm në aksin Korçë-Gramsh, kanë arritur që të identifikojnë dy kufomat e gjendura në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burimet policore bëjnë me dijeni se ata janë Petrit Ahmeti dhe Behar Senkollari, përkatësisht 20-vjeç dhe 18-vjeç.
Lajmi konfirmohet paraprakisht nga forcat policore të pranishme në vendngjarje, të cilat së bashku me forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e trupave të zhdukur të katër të aksidentuarve të djeshëm.
Policia ka raportuar se nga aksidenti në fjalë kanë mbetur ende pa u gjendur trupat e Dritan Ballës 38-vjeç dhe drejtuesit të mjetit, Elis Sogani, 32-vjeç... (vijon).
n.e/NOA