Shkodër, 1 mars, NOA - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kapën me rreth 500 gramë lëndë narkotike. Lajmi konfirmohet në mënyrë zyrtare prej burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, të ndaluarit janë përkatësisht Bardhok Kolaj, 48 vjeç, banues në fshatin Mjedë të Sgkodrës si edhe Sadih Kruja, vjeç 55, banues në qytetin e Shkodrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra nga ana e policisë në rrugë operative, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pikërisht në vendin e quajtur Plezhë, pas kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz me targa SH 09 51 E, në pronësi të Kalajt, këtyre dy personave iu gjetën dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale një pako me 495 gram lëndë narkotike.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të lartpërmendurve, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
n.e/NOA