English

Dokumentat, tani aty ku jetojnë kosovarë

Prishtinë, 1 mars, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pritet që në muajin qershor të këtij viti, të nisë ofrimin e shërbimeve të para konsullore për qytetarët kosovarë të cilët jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore apo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të thotë se kosovarët tani nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Kosovë për të marrë letrat që u duhen porse do të kenë mundësi që këto dokumente t'i nxjerrin në konsullatat më të afërta.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije për mediat zv/ministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, sipas të cilës, është në fazën përfundimtare të miratimit të infrastrukturës ligjore, e nevojshme kjo që t'u shërbejë konsujve si udhërrëfyes për ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit kosovarë në botë.

Kosova do të hapë 13 konsullata, kryesisht në vendet ku popullata shqiptare është më e theksuar, ku vetëm në Zvicër dhe në Gjermani parashikohet që të hapen nga tri konsullata.

n.e/NOA

KOMENTE