English

IGFM: Vizat, ikën 82 000 veta

Shkup, 1 mars, NOA - Forumi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (IGFM) me seli në Maqedoni njofton se pas heqjes së vizave nga zona e Shengenit për Republikën e Maqedonisë, pati një fluks të madh të të shpërngulurve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. "Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, që nga liberalizimi i vizave, nga kufijtë e Republikës së Maqedonisë kanë dalë 488.000 qytetarë, ndërsa nuk janë kthyer ende mbi 82.000 qytetarë. Shumica mendohet se do ta respektojnë afatin kohor tre mujor të qëndrimit në zonën e Shengenit, brenda të cilit janë të obliguar të kthehen", theksoi Idriz Sinani, kryetari i IGFM-së, dega në Maqedoni.

Sipas tij, llogaritet se numri i atyre që kanë dalë jashtë vendit për të mos u kthyer më është rreth 100.000 veta nga rajoni i Likovës dhe Kumanovë, dhe mbi 50.000 veta nga rajonet e tjera të Maqedonisë, kryesisht shqiptarë.

Ai thotë se popullata shqiptare po e braktis vendin pasi përballet me mungesën e kushteve elementare për jetesë.

NOA-INA

KOMENTE