Itali, 1 Mars NOA - Diego tashmë është kthyer në një çështje të vërtetë tek ekipi i Juventus dhe kjo ka ardhur si pasojë e rendimentit të ti jo të mirë që ka treguar në ndeshjet e zhvilluara pasi ai ka qenë nën nivelin e duhur.
Pas humbjes me Palermon Diego ka dhënë dhe një tjetër konfirmimin që ka treguar se është shumë larg formës së tij të cilën e kishte treguar me ekipin gjerman të Verder Bremen.
Tashmë mund të themi se është hera e parë që ky lojtar mund të quhet dhe i shitshëm nga ekipi bardhë e zi pasi kohët e fundit është folur shumë për Ribery në ambientet e klubit dhe në këtë tratativë mund të futet dhe braziliani për të cilin Juventus kishte investuar shumë këtë merkato.
Krahas çështjes Diego Juventus është në mendime dhe për trajnerin e ardhshëm ku ditën e sotme është rikthyer emri i mikut të vjetër i cili quhet Fabio Kapelo dhe momentalisht po drejton përfaqësuesen Angleze. Në mbarim të botërorit duket se Juventus do të futet në tratativa të vërteta për marrjen e tij, kjo duke parë dhe marrëdhëniet e mira të teknikut me klubin bardhë e zi.
r.b/NOA