English

Karaxhiç, sërish në gjyq të Hagës

Hagë, 1 mars, NOA - Rinis sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili përballet me 11 akuza, përfshirë gjenocidin dhe krime lufte kundër njerëzimit gjatë periudhës së viteve 1992-95. Pritet që gjatë seancës së sotme Karaxhiç të paraqesë përmbledhjen dhe strategjisë së tij mbrojtëse ose vazhdimin e gjykimit të tij për genocid në Gjykatën e Hagës.

Gjatë këtij prezantimi, ai pritet të nënvizojë qëndrimin se sipas tij serbët e Bosnjës përballeshin me përndjekje nga boshnjakët dhe se gjatë luftës ata vepruan kundër tyre vetëm për vetëmbrojtje. Në seancën e fundit ndaj tij, ai deklaroi se trafikimi i armëve në zonat e myslimanëve boshnjakë ka qenë faktori kryesor që ndikoi në zgjatjen e luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë-Hercegovinë.

Duke ua hedhur paqeruajtësve dhe organizatave humanitare, ai tha se ishin pikërisht ato që i kanë furnizuar me armë armiqtë e tij duke shkelur kështu embargon për armë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bëhet fjalë për një luftë të ashpër në vendin mysliman të ish-Jugosllavisë, ku rreth 100 mijë njerëz u vranë dhe 2.2 milionë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE