English

Kryeministri: PS t'i drejtohet Venecias

Tiranë, 1 mars, NOA Update - Qeveria shqiptare nuk mund t'i drejtohet dot komisionit të Venecias, për të zgjidhur çështjet ndaj të cilave gjykatat e saj kanë dalë me një vendim të caktuar.

Kjo deklaratë u bë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gjatë së cilës ka shpjeguar qëndrimin e qeverisë ndaj institucionit të Venecias.

"Qeveria nuk është ankuar në Venecia për asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, sepse ky është thelbi i respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe moscënimit të saj", tha në fjalën e tij kryeministri.

Më tej, ai ka shtuar se Kuvendi është gati që t'i shqyrtojë seriozisht nismat e paraqitura nga selia rozë për hetimet parlamentare, porse nuk mund të pranojë drejtimin për interpretimin e situatës nga komisioni i Venecias.

n.e/NOA

KOMENTE