English

Kushner: Duhet bashkëpunim me Serbinë

Beograd, 1 mars, NOA Update - Kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për hir të së ardhmes së të dy kombeve, e ardhmja e të cilave është evropiane. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, gjatë një vizite zyrtare në Beograd, ku ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Serbisë rreth bashkëpunimit dypalësh me Francën. Mediat franceze kanë bërë me dijeni se vizita e ministrit francez ka tre qëllime kryesore: atë të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, tregimin e mbështetjes së Francës ndaj proceseve integruese evropiane të Serbisë, si edhe përmirësimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner ka deklaruar gjatë vizitës në Beograd se Serbia nuk është e detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës, si kusht për tu Ndërkaq, parashikohet që pas vajtjes në Beograd, Kushner të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

Takimi bëhet me dije zyrtarisht se do të mbahet në ambientet e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në orën 18.00, ku pas tij, parashikohet që ministrat Hyseni dhe Kushner të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

n.e/NOA

KOMENTE