Tiranë, 1 mars, NOA - Në qarkun e Shkodrës, aktualisht llogaritet të jetë e përmbytur një sipërfaqe toke prej 5700 ha, 56 shtëpi si edhe 805 shtëpi të rrethuara nga uji. Lajmi konfirmohet nga burime të ministrisë së Brendshme për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se për shkak të nivelit të ujit vijojnë të mbeten të pakalueshme aksi i rrugës së Obotit në komunën Ana e Malit, si dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit në Shkodër.
"Dy akse të tjera rrugore, aksi nga kthesa e Dajçit tek ura e Shirqit dhe aksi i Gorricës në komunën Ana e Malit janë të kalueshme vetëm nga mjetet e larta. Ndërsa në akset e tjera rrugore nuk paraqitet asnjë problem. Qarkullimi për në Velipojë mund të kryhet nga Benti", thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Më pas, shtohet se po punohet në përforcim argjinaturash me thasë me rërë dhe hedhje inertesh në komunën Dajç, fshatrat Daragjat, Shirq; në komunën Velipojë, fshati Ças dhe në komunën Bushat, fshati Ashtë.
Nga strukturat e ushtrisë vazhdon shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe koncentrateve për fshatrat Obot dhe Gorricë në komunën Ana e Malit, si dhe në komunat Dajç, Velipojë, Bushat dhe Bashkia Shkodër.
Të dhëna statistikore
Nr | Njësia vendore | Tokë e përmbytur | Persona të evakuar dhe të akomoduar | Shtëpi të përmbytura | Shtëpi të rrethuara nga uji |
1 | B. Shkodër | 50 ha | 200 persona | 5 | 60 |
2 | K. Dajç | 1700 ha | 23 familje | 1 | 150 |
3 | K. Ana Malit | 600 ha | 15 | 165 | |
4 | K. Velipojë | 1200 ha | 15 familje | 35 | 150 |
5 | K. Bërdicë | 800 ha | 120 | ||
7 | K. Bushat | 1200 ha | 30 | ||
8 | K. Guri Zi | 100 ha | 130 | ||
9 | K. Rrethina | 50 ha | |||
Gjithsej | 5700 ha | 56 shtëpi | 805 shtëpi |
n.e/NOA