Tiranë, 1 mars, NOA - Në qarkun e Shkodrës, aktualisht llogaritet të jetë e përmbytur një sipërfaqe toke prej 5700 ha, 56 shtëpi si edhe 805 shtëpi të rrethuara nga uji. Lajmi konfirmohet nga burime të ministrisë së Brendshme për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se për shkak të nivelit të ujit vijojnë të mbeten të pakalueshme aksi i rrugës së Obotit në komunën Ana e Malit, si dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit në Shkodër.
"Dy akse të tjera rrugore, aksi nga kthesa e Dajçit tek ura e Shirqit dhe aksi i Gorricës në komunën Ana e Malit janë të kalueshme vetëm nga mjetet e larta. Ndërsa në akset e tjera rrugore nuk paraqitet asnjë problem. Qarkullimi për në Velipojë mund të kryhet nga Benti", thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Më pas, shtohet se po punohet në përforcim argjinaturash me thasë me rërë dhe hedhje inertesh në komunën Dajç, fshatrat Daragjat, Shirq; në komunën Velipojë, fshati Ças dhe në komunën Bushat, fshati Ashtë.
Nga strukturat e ushtrisë vazhdon shpërndarja e ndihmave ushqimore dhe koncentrateve për fshatrat Obot dhe Gorricë në komunën Ana e Malit, si dhe në komunat Dajç, Velipojë, Bushat dhe Bashkia Shkodër.
Të dhëna statistikore
Nr
Njësia vendore
Tokë e përmbytur
Persona të evakuar dhe të akomoduar
Shtëpi të përmbytura
Shtëpi të rrethuara nga uji
1
B. Shkodër
50 ha
200 persona
5
60
2
K. Dajç
1700 ha
23 familje
1
150
3
K. Ana Malit
600 ha
15
165
4
K. Velipojë
1200 ha
15 familje
35
150
5
K. Bërdicë
800 ha
120
7
K. Bushat
1200 ha
30
8
K. Guri Zi
100 ha
130
9
K. Rrethina
50 ha
Gjithsej
5700 ha
56 shtëpi
805 shtëpi
n.e/NOA