Vankuver, 1 mars, NOA - Lojëra të shkëlqyeshme dhe miqësore. Kështu janë vlerësuar prej Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, Lojërat Olimpike Dimërore të cilat prej disa ditësh u zhvilluan në Vankuver të Kanadasë.
Tashmë, radha i takon qytetit rus Soçi në Detin e Zi, për të organizuar edicionin e radhës së Olimpiadës Dimërore që do të mbahet në vitin 2014.
Ndërkaq, në ceremoninë përmbyllëse të këtyre lojërave të gjithë kujtuan përmes homazhesh edhe Nodar Kumaritashvilit, gjeorgjianin 21-vjeçar, i cili e humbi jetën gjatë stërvitjes pak para fillimit të lojërave. Në këtë edicion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituan më shumë medalje se të gjitha shtetet, me plot 37 të tilla.
Komiteti Olimpik renditi ndërkaq edhe Kanadanë si një shtet me shumë medalje ari, plot 14 të tilla në këtë edicion të Olimpikeve Dimërore, ndërsa në total ajo arriti të marrë 30 medalje.
Ndërsa e treta në listë i rendit Gjermania, me 20 të tilla, ari dhe argjendi.
n.e/NOA