Uashington, 1 mars, NOA - Gjatë vitit 2010, produkti i naftës do të njohë një kuotim në tregjet ndërkombëtare prej rreth 76 dollarësh për fuçi, duke treguar kështu një shenjë stabiliteti të tij. Lajmi është bërë me dije nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit mbi parashikimet ekonomike, ku thuhet se nafta do të jetë këtë vit më e stabilizuar se një vit më parë. Nga ana tjetër, ky raport parashikon që të ketë një stabilizim të kuotimeve të arit të zi, duke shtuar se çmimet e produkteve të tjera nuk pritet që të rriten më shumë se 3 për qind gjatë këtij viti.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave, çmimi i naftës pësoi rritje në tregjet financiare botërore, duke u kuotuar me 79.6 dollarë për fuçi, duke fituar rreth 2 dollarë kundrejt javës së kaluar.
n.e/NOA