Elbasan, 1 mars, NOA - Mëse 5 të rinj janë vënë në pranga pas një operacioni të koduar me emrin "Relaks" në qytetin e Elbasanit.
Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burimet policore të këtij qyteti për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se operacioni u krye pas të dhënave në rrugë operative që dispononte policia për përfshirje të këtyre të rinjve në një rrjet trafiku droge.
E kjo gjë u vërtetua dhe rezultoi me prova faktike, pasi atyre iu gjend në momentin e arrestimit një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Ndërkaq, gjatë kontrollit, të rinjve iu gjet edhe një armë e tipit kallashnikov.
Policia ka bërë me dijeni edhe listën e emrave të të ndaluarve si edhe moshën e tyre, duke rezultuar se dy prej tyre janë të mitur.
Konkretisht, ata janë Klodian Zana, 19 vjeç; Armit Tashi, 20 vjeç; Gjergji Kushta, 19
Vjeç si edhe dy personat me inicialet L.Ç e Gj.R., të cilët rezultojnë të mbajnë moshën 15-vjeçare.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme të prokurorisë, ndërsa vazhdon puna për vlerësimin e provave të gjetura.
n.e/NOA