Sidney, Australi 1 Mars NOA - Të qenit të lumtur është diçka tepër pozitive pasi të gjithë e dinë se të qeshurit dhe të qenit i gëzuar bën shumë mirë në jetën tonë, por si çdo gjë tjetër ajo ka dhe anët negative të saj.
Me sa duket të qenit i lumtur mund të bëjë egoist dhe të çon të mendosh shumë për veten, ky ishte rezultati i një studimi të kryer nga një psikolog me emrin Joe Forgas në Universitetin e "Nju South Uales" në Sidney.
Ai i ndau disa studentë në grupe ku ata u pyetën në bazë të gjendjes së tyre në qoftë se ishin të lumtur ose jo, ku në bazë të saj u formuan dy grupe.
Më pas ai shpërndau disa bileta lotarie në secilin prej tyre dhe u tha se kishin dy mundësi ose ti mbanin për vete ose tua jepnin shokut dhe u vu re se në grupin ku ishin ata persona me një gjendje të lumtur ishin më të prirur për ta mbajtur për vete ndërsa, të tjerët kërkonin tu a jepnin shokut ose shoqes së tyre.
r.b/NOA