Bruksel, 1 mars, NOA - Greqisë i duhet të bëjë shkurtime shtesë, në mënyrë që të dalë nga kriza e krijuar si pasojë e defiçitit të lartë buxhetor. Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë një vizite në kryeqytetin grek, komisioneri evropian për Financat, Oli Rehn. Ndërkaq, ai ka bërë me dije edhe faktin se për momentin Greqia nuk do të përfitojë paketë shpëtimi prej vendeve më të pasura të zonës së euros në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore.
Ka qenë vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila ka pohuar nga ana e saj se Gjermania nuk do ta ndihmojë Greqinë me shuma miliardëshe.
"Bashkimi Europian mund ta ndihmojë qeverinë në Athinë më mirë duke bërë të qartë se Greqia duhet të kryejë detyrat e shtëpisë", theksoi kancelarja gjatë një interviste, ndërsa është paralajmëruar se gjatë kësaj jave, ajo parashikohet të ketë një takim në Berlin me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu.
n.e/NOA