Amsterdam, 1 mars, NOA - Një çokollatë pak e errët mund të ndryshojë fiziologjinë dhe metabolizmin, por sidomos tretjen tek zorrët. Por ajo ka aftësi shumë më të mira edhe në luftimin e ankthit dhe kurimin e depresionit. Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit, i botuar në gazetën "Proteome Hulumtime", i cili citon sesi 40 gram çokollatë e errët mund të ofrojë përfitime të mundshme shëndetësore në përgjithësi, sidomos në atë të zorrëve.
Kanë qenë studiuesit e Qendrës së Kërkimeve Nestle të cilët e kryen këtë studim për 30 persona të shëndetshëm, të cilët kanë marrë për dy javë deri në 40 gram çokollatë e errët, me 74% kakao.
Pasi pjesëmarrësve iu mor dhe iu analizua gjaku dhe urina, përmes disa analiza treguan se personat me ankth të lartë kishin shfaqur rënie të tij, ndërsa shënonin edhe përmirësime të dukshme metabolike.
"Studimi tregon konkretisht një reduktim në nivelet e hormoneve të stresit dhe metabolitÄ—ve e baktereve patogjene pasi hahet çokollatë e errët," tha dr.Serge Rezza, koordinator i studimit në fjalë.
n.e/NOA