English

Topalli fton PS në Konferencën e Kryetarëve

Tiranë, 1 mars, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka drejtuar një letër ditën e sotme kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, duke e ftuar atë që të dërgojë kryetarin e grupit parlamentar socialist në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kjo e fundit do të zhvillohet ditën e nesërme, e në të tilla kushte Topalli ka vlerësuar me vend që të jetë edhe përfaqësuesi i socialistëve për të marrë në shqyrtim nismat e paraqitura prej tyre në seancën e së enjtes, lidhur me hetimin parlamentar të zgjedhjeve.

"Në mbështetje të nenit 7 të ligjit për organizimin dhe funksionimin komisioneve hetimore e në cilësinë e kryetares të Kuvendit kam vendosur të thërras mbledhjen e konferencës së kryetarëve ditën e martë në orën 13:00 për të diskutuar mbi kërkesën e grupit të PS-së, sipas nenit 12 të rregullores së Kuvendit", thuhet konkretisht në letrën që kryetarja e Kuvendit Topalli i ka dërguar kreut të PS-së Edi Rama për të dërguar kreun e grupit parlamentar socialist në këtë mbledhje.

"Do të dëshiroja pjesëmarrjen e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së në mbledhjen e sipër cituar të konferencës së kryetarëve për të diskutuar për komisionin hetimor të zgjedhjeve", thekson më tej Topalli në letrën e saj.

n.e/NOA

KOMENTE