English

Abuzime në zgjedhje, gjoba 3 komisionerëve

Tiranë, 2 mars, NOA - Gjykata e shkallës së parë në qytetin e Shkodrës, ka dënuar me 90 mijë lekë gjobë 3 komisionerë për abuzime me procesin zgjedhor të 28 qershorit.

Bëhet fjalë për komisionerët Edmond Pjetraj, Pjetër Lazri dhe Aurel Hila, që të tre të pranishëm në qendrën nr. 342 të fshatit Juban në Shkodër ditën e zgjedhjeve.

Mësohet se ata janë konsideruar si fajtorë për shpërdorim detyre, por edhe për falsifikim dokumentash, shoqëruar në fund edhe me akuzën për largim nga qendra e votimit në ditën e votimeve, kur kanë qenë të ngarkuar me detyrën e miradministrimit të procesit zgjedhor.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se komisionerët e djathtë u thirrën vetëm të dëshmonin në procesin e ngritur për të diskutuar mbi problemet që u ndeshën në qendërn e lartpërmendur gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kujtojmë se në zonën e Jubanit dolën edhe 27 fletë votimi më shumë se numri i zgjedhësve, ndërsa Kolegji Zgjedhor dhe KQZ e nxorën të pavlefshme atë.

n.e/NOA

KOMENTE