English

Albin Kurti sfidon EULEX-in

Prishtinë, 2 mars, NOA - Ndërsa në zhvillohej seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, në zyrën e lëvizjes "Vetevendosje", vet Kurti ka mbajtur një konferencë për median, duke e cilësuar procesin si një persekutim. Kurti kërkohet nga policia për tu paraqitur në gjykatë, ndërkohë që dalja e sotme para mediave ka shërbyer për të demakusar dhe një herë një proces të montuar.

"Në kohën kur gjykatësit e EULEX-it i lirojnë agjentët serbë që kanë ofruar para në emër të Serbisë për dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së, dhe në kohën kur kreu i EULEX-it negocion me Beogradin për gjyqësinë në Kosovë, gjyqi i EULEX-it insiston në këtë proces politik kundër meje", u shpreh Kurti në fjalën e tij sot para mediave.

Ai u shpreh se bojkotimin që EULEX-it ia bëri avokati Ramiz Krasniqi, por edhe gjykatësit vendor paraqet rezistencë ndaj padrejtësisë.

"Dështimin e vet për të organizuar seanca, gjykata e EULEX-it po përpiqet ta mbulojë me kinse dështimin e policisë që të më arrestojë mua Ndaj meje nuk ka pasur asnjëherë proces të drejtësisë por gjithmonë proces të persekutimit, ku gjyqësia përherë ka qenë më policore sesa vetë policia. Si në kohën e UNMIK-ut, po ashtu edhe në këtë të EULEX-it", theksoi Kurti.

Gjithashtu drejtuesi i "Vetvendosjes" u shpreh se nuk do të shkoj në seancën gjyqësore "sepse nuk dua t'i ndihmoj këtij procesi kundër meje. Aty s'mund të ketë gjykim të drejtë sepse EULEX-i është i padrejtë. Në Kosovë s'mund të ketë edhe gjyqësi të pavarur edhe EULEX".

m.xh/NOA

KOMENTE