English

Cërvenkovski kundër "Shkupi 2014"

Shkup, 2 mars, NOA - Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, u shpreh kundër projektit qeveritar "Shkupi 2014", për të cilin theksoi se do të iniciojë madje edhe një referendum. "Në vend që të ndërpritet ky projekt, Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh ta bëjnë atë multientik. Do të thotë se projekti "Shkupi 2014" do të jetë i plotësuar me përmendore të reja nga historia e shqiptarëve në Maqedoni", deklaroi Cërvenkovski.

Cërvenkovski ka theksuar se ndërtime të tilla në metropolet evropiane nuk jaën bërë në shekullin e 21, por në të kaluarën e largët, kur kanë sunduar monarki, mbretëri apo diktatura.

Ai e ftoi kryeministrin Gruevski që të heqë dorë nga këto lloj projektet dhe të ballafaqohet me problemet reale të qytetarëve.

NOA-INA

KOMENTE