Angli, 2 Mars NOA - Piloti i Formula 1 Luis Hamilton kërkon të bëjë një revolucion për sa i përket karrierës së tij në këtë sport.
Tashmë ai është "divorcuar" nga i ati i tij, Antoni dhe nuk do të ketë më praninë e tij në këtë sport.
Hamilton është në kërkim të një menaxheri tjetër i cili do të kontrollojë situatën e pilotit gjatë këtij sezoni në këtë sport.
"Tashmë jam 25 vjeç dhe në një moment do të ndodhte një ndryshim në karrierën time", - deklaroi piloti britanik për shtypin e këtij vendi.
Me sa duket Hamilton kërkon të marrë vetë përsipër këtë situatë dhe deri në momentin që ai do të jetë pa një menaxher, atëherë do të jetë vetë skuderia e tij e Meklaren e cila do të sigurojë shërbimet për këtë pilot.
r.b/NOA