Tiranë, 2 mars, NOA - Grupi kuvendor i Partisë Socialiste, i përbërë nga 64 deputetë gjatë legjislaturës së re parlamentare, pritet që të mblidhet ditën e nesërme në një takim të posaçëm për të zgjedhur drejtuesit e tij në Kuvend.
Mediat kanë bërë me dije se është vendosur tashmë në mënyrë paraprake dhe mbetet vetëm që të komunikohet në mënyrë zyrtare që kryetar i grupit të Partisë Socialiste në parlament, të jetë deputeti Gramoz Ruçi, i cili deri tani ka mbajtur postin e kreut të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
Ndërkohë, që flitet se nënkryetare ka shumë gjasa që të jetë deputetja Arta Dade.
Nga ana tjetër, gjatë kësaj mbledhje që do të mbahet ditën e nesërme, pritet që të përcaktohen dhe drejtuesit e rinj të komisioneve të përhershme parlamentare që i janë lënë për përfaqësim opozitës.
n.e/NOA