English

Hetimi i zgjedhjeve, më 18 mars

Tiranë, 2 mars NOA - Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare ka vendosur që nismat e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të shqyrtohen në datën 18 mars.

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, u shpreh se gjatë mbledhjes nuk kanë munguar dhe debatet. Vendimi i marrë nga kryetarët e grupeve ka të bëjë me procedurën që do të ndiqet, por jo për përmbajtjen e kërkesave të Partisë Socialiste.

Patozi i u shpreh se Ruçi na çuditi me kërkesat e Partisë Socialiste për të ndryshuar lijin për komisionet hetimore.

Ndërsa kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se hyrja në Kuvend ka të bëjë vetëm me vullnetin politik të palëve.

"Do të presim se çfarë do të ndodhë me kërkesën e PS-së për hapjen e kutive", ka thënë Ruçi në lidhje me hyrjen e PS-së në Kuvend në seancën e radhës.

m.xh/NOA

KOMENTE