English

Kapelo, thirrje tifozëve të mos vërshëllejnë Terrin

Londër - Angli, 2 Mars NOA - Në prag të ndeshjes miqësore të Anglisë me skuadrën përfaqësuese të Egjiptit trajneri Fabio Kapelo pasi i ka hequr shiritin e kapitenit Xhon Territ tashmë i ka dalë në mbrojtje atij duke u bërë apel tifozëve që të mos e kundërshtojnë atë në fushën e lojës.

"Shpresoj të mos e vërshëllejnë më Terrin pasi dhe pse nuk është më kapiteni i skuadrës ai është një lojtar tepër i rëndësishëm që mund ta ndihmojë ekipin në raste të vështira pasi ai është një lider i vërtetë",- deklaroi Kapelo në një intervistë duke dalë në mbrojtje të lojtarit të tij.

Kapelo gjithashtu theksoi se Terry është trajnuar mjaft mirë për këtë ndeshje dhe do të jetë ndër lojtarët kyç të saj prandaj ai kërkon një mbështetje maksimale nga tifozeria për këtë lojtar pasi po kalon një moment mjaft delikat të karrierës së tij.

Më pas Kapelo ka folur dhe për ndeshjen ku ka deklaruar se skuadra e Egjiptit zhvillon një lojë mjaft të bukur dhe ekipi i tij duhet të bëjë kujdes pasi ata, sipas Kapelos zhvillojnë një futboll mjaft të rrezikshëm.

r.b/NOA

KOMENTE