English

KE: Ballkani, s'do pranojmë kërkesat për azil

Bruksel, 2 mars, NOA - Vërtet u është hequr regjimi i vizave Shengen me vendet e Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë se kanë të drejtë të kërkojnë azil politik brenda tyre vend e pa vend.

Kjo kritikë u është drejtuar shtetasve të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë tashmë prej disa javësh pa viza drejt vendeve të BE-së nga ana e zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian.

Kështu, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë që qytetarëve të tyre, të cilët udhëtojnë në Bashkimin Evropian, t'ua bëjnë të qartë se hyrja në "zonën Shengen" parasheh edhe kufizime, kështu që nuk mund të llogaritin që të kërkojnë azil politik. Ka qenë përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Mikele Çerkone tha se autoritetet belge e kanë njoftuar komisionin se është rritur dukshëm kërkesa për azil nga shtetasit e këtyre vendeve.

Javët e fundit, kërkesat për azil politik në Belgjikë numërohen me qindra nga ana e shtetasve të tre vendeve të lartpërmendura të Ballkanit Perëndimor.

n.e/NOA

KOMENTE