English

Kriza ekonomike ndikon dhe në ngjyra

Romë, 2 Mars NOA - Kriza ekonomike e cila na ka përfshirë tashmë nuk ndikon vetëm në ndryshimin sjelljeve dhe zakoneve tona por dhe në preferencat e ngjyrave. Këtë gjë e ka bërë të ditur Enrico Panicia i cili është presidenti i organizatës së veshjeve për të rinjtë në Romë.

Ai ka thënë se në ditët e sotme shikohen më shumë që njerëzit të preferojnë këpucë të zeza dhe çorapë me po të njëjtën ngjyrë ose preferencat e tyre janë shumë të ngjashme me to pasi ngjyrat e preferuara në këtë sezon janë më shumë ato të errëtat.

Më pas për sa i përket pranverës sipas tij do të jetë ngjyra blu ajo që do të ndikojë më shumë në veshjet e të gjithëve.

r.b/NOA

KOMENTE