English

Kriza në Greqi, mbledhje urgjente

Athinë, 2 mars, NOA - Kriza financiare që ka përfshirë Greqinë, do të mbledhë në një takim emergjent qeverinë e këtij vendi. Lajmi bëhet me dijeni nga mediat vendase, sipas të cilave ka qenë vetë kryeministri grek, Jorgos Papandreu, i cili paralajmëroi për nesër një mbledhje krize të qeverisë. Në mbledhjen e kabinetit duhet "të merren vendime për ekonominë", bëri të ditur zyra e Papandreut.

Një fakt i tillë është bërë me dijeni prej tij pak pas një vizite të komisionerit të Bashkimit Evropian për Ekonominë Olli Rehn në Greqi.

Ky i fundit i bëri thirrje vendit të zhytur thellë në borxhe që të ndërmerrte masa të mëtejshme mbi uljen e deficitit të tij shtetëror.

Rehn tha konkretisht për këtë se qeveria greke duhet të ndërmarrë shkurtime shtesë.

n.e/NOA

KOMENTE