English

Maqedonia, Komitet për azilantët

Shkup, 2 mars, NOA - Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme formoi Komitetin, i cili do të ndjekë kërkesat për azil të bëra nga shtetasit e Maqedonisë në vendet e Bashkimit Evropian. Ky komitet në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dhe në bazë të nevojave do ta informojë qeverinë. Kabineti qeveritar ka vlerësuar se nuk ka bazë që të hapet çështja e ridefinimit të liberalizimit të vizave.

Anëtarë të komitetit janë zgjedhur zëvendëskryeministri për evrointegrime, Vasko Naumovski, zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski, Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, i drejtësisë, Mihajllo Manevski dhe drejtori i agjencisë për emigracion, Vasil Naumov.

NOA-INA

KOMENTE