English

NASA: Tërmeti lëvizi boshtin e Tokës

Uashington, 2 mars, NOA - Tërmeti prej 8.8 ballësh i cili goditi Kilin mund të ketë ndryshuar rrotullimin e Tokës dhe mund të ketë shkurtuar gjatësinë e ditëve në planetin tonë. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni një shkencëtar i kompanisë amerikane të hapësirës ajrore, NASA, për reagimin e Tokës ndaj këtij tërmeti. Sipas shkencëtarit Richard Gross tërmeti që goditi Kilin ka shkurtuar gjatësinë e një dite në Tokë me 1.26 milisekondë.

Kjo sipas tij, shpjegohet me faktin se boshti i Tokës ka lëvizur me gjashtë centimetra.

Tërmeti i cili goditi Kilin ka qenë mjaft i fortë dhe ai pasoi atë që goditi Haitin, më 12 janar, i cili ka shkaktuar plot 200 mijë të vdekur dhe la 3 milionë të pastrehë.

n.e/NOA

KOMENTE