English

Objektivi i Barçës mban emrin e Villës

Spanjë, 2 Mars NOA - Edhe pse ka një ndër organikat më të kompletuara ekipi i Barcelonës vazhdon të mbetet në merkato dhe tashmë është në kërkim të një sulmuesi.

Objekti kryesor i katalanasve mban emrin e David Villës, i cili aktualisht është në radhët e Valencias. Sipas shtypit spanjoll ekipi i Pep Guardiolës ka patur kontakte me menaxherin e lojtarit, pasi ai nga drejtuesit e Barcelonës shihet si një zëvendësues ideal i Ibrahimoviç dhe mjaft mirë mund të luajë dhe në një rol tjetër ku në krahët e sulmit ai mund të bëjë një punë mjaft të mirë.

Për Villën janë dhe shumë ekipe të tjera në garë, ku atë prej kohësh e ndjekin Reali i Madridit dhe Manchester City dhe Barcelona për të marrë shërbimet e këtij lojtari duhet të mundë më parë konkurrencën e këtyre klubeve, gjë që nuk pritet të jetë tepër e lehtë për to.

r.b/NOA

KOMENTE