English

Pato, 15 ditë jashtë fushave

Milano, 2 Mars NOA - Për sa i përket lojtarit të Milanit brazilianit Pato, ishin të gjithë në pritje se sa do të ishte afati i tij i rikthimit në fushat e lojës, pasi kujtojmë që ai mori një dëmtim në ndeshjen e fundit të Milanit kundrejt Atalantës në të cilin ai realizoj dhe një dopietë.

Pasi iu nënshtrua vizitës së mjekëve në "Milanelo", për Paton nuk rezultoi një dëmtim i rëndë, por për shkak të tij ai duhet të qëndroj jashtë fushave për rreth 15 ditë gjë që do të thotë se braziliani do të mungojë në dy sfida mjaft të rëndësishme të ekipit të tij, atë me Romën në kampionat dhe me Manchester United në Champions League.

Për Leonardon ky është një problem mjaft i rëndësishëm, pasi ai duhet të bëjë pa një lojtar i cili ka realizuar 14 gola këtë sezon tek ky ekip, përfshirë këtu dhe kompeticionet evropiane.

r.b/NOA

KOMENTE