English

Polonia miraton sistemin raketor SHBA

Varshavë, 2 mars, NOA - Pas Rumanisë, Polonia është shteti i ri i cili i ka miratuar ndryshimet në marrëveshjen amerikano-polake për vendosjen e mburojës kundër raketore në Poloni. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama hoqi dorë nga plani i mëparshëm, i cili parashihte vendosjen e 10 interceptorëve në territorin polak, dhe radarit në Çeki.

Baza e mburojës së re kundër raketore do të vendoset në nveri të Polonisë, ndërsa raketat do të vendosen në vitin 2018.

Rumania ka qenë shteti i fundit, i cili pranoi vendosjen e sistemit anti-raketor në territorin e saj, ndërsa diskutohet edhe për Bullgarinë.

n.e/NOA

KOMENTE