Tiranë, 2 mars, NOA - Vetëm gjatë vitit që kaloi Prokuroria e Tiranës ka nisur ndjekje penale për të paktën 7286 persona. Të dhënat janë bërë publike në analizën vjetore të prokurorisë së Tiranës, e cila është bërë sot nga drejtuesi i këtij institucioni, Genti Xholi.
Në vlerësimin e organit të akuzës së kryeqytetit, një nga veprat penale që është renditur më problematike gjatë vitit që lamë pas është ajo e vjedhjes me armë.
Genti Xholi theksoi në deklaratën e tij se shqetësimi më i madh për organin e akuzës është rritja e numrit të vjedhjeve.
Por nga ana tjetër në punën e prokurorisë së Tiranës nuk kanë munguar dhe problemet. Kreu i këtij institucioni u shpreh dje se janë shënuar vonesa serioze në mbylljen e hetimeve.
Në një bilanc të gjithë punës së këtij institucionit theksohet se janë marrë 1885 çështje në gjykim me 2343 të pandehur.
m.xh/NOA