Tiranë, 2 mars, NOA - Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të grupit të deputetëve të PS-së, i ka dhënë atij dhe të drejtën për të qenë sot pjesë e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Ruçi ka hyrë sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve duke konfirmuar dhe një herë thyerjen e bojkotit të Partisë Socialiste.
Qëndrimi i PS-së në lidhje me hyrjen në seancat e më vonshme do të bëhet pas kësaj mbledhje, ku po diskutohet për projektligjet e propozuara nga Partisë Socialiste në lidhje me transparencës e zgjedhjeve.
Ndërkohë që krahas pjesëmarrjes në institucione, PS-ja ka bërë thirrje dhe për protesta.
m.xh/NOA